Immobile pritet ngrohtë nga tifozët e Besiktas

Sulmuesi italian Ciro Immobile është pritur në mënyrë të ngrohtë nga tifozët e Besiktas pas transferimit të tij nga Lazio.

Në skuadrën e Besiktas, Immobile do të ketë si shokë skuadre edhe dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Milot Rashica. 

Golashënuesi më i mirë në historinë e Lazios, me 207 gola, vendosi t’i jepte fund eksperiencës së tij tetë vjeçare me bardhekaltrit për të nisur një aventurë të re në Turqi.

Immobile nga viti 2014 ka qenë pjesë edhe e Kombëtares italiane, ku në pesëdhjetë e shtatë ndeshje ka realizuar shtatëmbëdhjetë gola. 

Go to TOP