Art Shahini, i artë në fushën e gjelbër
Ky është super talenti i futbollit kosovar nga qyteti i Vushtrrisë.
Arti është pjesë e KF “El-Clasiko” U/11, nga Vushtrria.
Ai është duke i mahnitur të gjithë me performancat e tij, si në garat e LRFM-së, por edhe në turne të ndryshme.
Ky 9 vjeçar që luan në fazën e sulmit po tregohet se është një super futbollist në ardhje.
Në turnirin e madh, “Internacional Socer Cup”, ishte golashënuesi më i mirë i turnirit me 9 gola të realizuara.
Puna, disiplina, angazhimi si në ndeshje dhe në stërvitje dhe dashuria e madhe për futbollin e dallojnë këtë djalosh nga të tjerët.
