Raportimi mbi LGBTI+: “Edhe redaktorët më kanë gjykuar me fjalë homofobike”

Dardan Hoti, gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ka pothuajse 10 vjet që punën e tij e fokuson në të drejtat e personave LGBTI+ në Kosovë.

Përveç si gazetar, ai avokon për këto të drejta në mënyra të ndryshme, si përmes filmit dokumentar, ekspozitave, diskutimeve dhe formave të tjera, me qëllim ngritjen e vetëdijes rreth të drejtave të komunitetit LGBTI+.

Si drejtor ekzekutiv i Institutit Sekhmet, ai vazhdon të mbetet zë i atyre që ndihen të shtypur, pavarësisht paragjykimeve që shpesh edhe kanë ndikuar në punën e tij si gazetar. /rel/

Go to TOP