Kanosje në Prokurorinë Themelore, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP