Pejë: Një shtetasit gjerman i gjendet drogë në çantë, arrestohet

Policia në Pejë ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një shtetas gjerman.

Sipas raportit, gjatë kontrollit tek i dyshuari, në çantën e krahut i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 11.2 gramë, si dhe disa pajisje për përgatitjen e saj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP