Ky është urimi i ambasadës amerikane për 248 vjetorin e pavarësisë
Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së shtetit mik të vendit tonë.
Në llogarinë e saj në platformën X, ambasada ka postuar një video të shkëputur nga festa për nder të kësaj date, ku ambasadori Hovenier këndoi himnin kombëtar të ShBA-së së bashku me këngëtaren Alma Bektashi.
