Patrullimi i policisë rezulton me sekuestrimin e pistoletës

Gjatë patrullimit mbrëmjen e së mërkurës, policia në Prishtinë ka ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 23 fishekë për të cilën i dyshuari kishte leje për përdorim në poligon.

Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Go to TOP