U rrëzua nga objekti ku punonte, vdes në QKUK

Një person ka ndërruar jetë në QKUK ku po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku ishte duke punuar në Lipjan.

Policia njofton se janë arrestuar pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës dhe se me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Rasti është në hetime.

Go to TOP