Seminar për gjyqtarë të pingpongut

Më 13 korrik, në Prishtinë nga ora 17-20, do të mbahet Seminar për gjyqtarët e pingpongut. 

Në seminar, do të trajtohen tema aktuale me synim ngritjen e mëtutjeshme të cilësisë së referimit në të gjitha nivelet e garimit. 

Do të jepen shpjegime lidhur me rregullat themelore të pingpongut dhe udhëzime për drejtimin e ndeshjeve individuale dhe ekipore për gjyqtarët e rinj. 

Njëherësh, gjyqtarët e rinj, në përfundim të seminarit, do ti nënshtrohen provimit për gjyqtar kombëtar.

Ligjërues në seminar do të jetë Abedin Bahtiri, gjyqtar ndërkombëtar. /Kosova.info/

Go to TOP