Nesër fillon turneu ndërkombëtar në pingpong “Prishtina Open 2024”
Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në fillimin e turneut ndërkombëtar të pingpongut “Prishtina Open 2024”, të dytit me radhë.
“Turneu mbahet për nder të Çlirimit të Prishtinës, nga data 7-9 Qershor 2024, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Të premten, më 7 qershor, me fillim nga ora 17.00, do të zhvillohen ndeshjet për veteranë, në kategoritë 40-49, 50-59, 60-64, 65-9 dhe 70+.
Të shtunën, me 8 qershor, me fillim në ora 10, do të zhvillohen ndeshjet për Grup-moshat U17 dhe U21, kurse me 9 qershor, të dielën, po ashtu nga ora 10, do të luajnë Grup-moshat U13 dhe seniorët.
Për më të mirët, organizatorët do të ndajnë kupa, medalje dhe shpërblime në të holla, në vlerë prej 6300€, në total.
Do të marrin pjesë rreth 350 lojtarë në pesë kategori të ndryshme: Veteranë, U 13, U17, U21 dhe të rritur.
Kësaj pjesëmarrje kaq masovike i ka kontribuar ardhja e lojtarëve nga 20 shtete të ndryshme të botës.
Shortin e turneut mund ta gjeni edhe ne www.priping.com”, thuhet në komunikatë.
