Pas përgjimeve reagojnë edhe nga LDK: Duhet të jepni llogari dhe pastaj të jepni edhe dorëheqje

Është publikuar një përgjim kur, deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila, dëgjohet duke biseduar me Milan Radojçiq.

Për këtë ka pasur reagime të shumta.

Pas kësaj ka reaguar deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri të japë shpjegime për këtë, duke shtuar se njëherë “Duhet të jepni llogari dhe pastaj të jepni edhe dorëheqje”.

Postimi i plotë:

Albin Kurti duhet të japë shpjegime për këtë bisedë të deputetes së Vetëvendosjes me Radojçiqin. Vetëvendosje duhet të japë llogari para votuesve pse “Erdhi Dita” që Shefja e Grupit Parlamentar të koordinohet me Radoiçiqin.

Duhet të jepni llogari dhe pastaj të jepni edhe dorëheqje. /Kosova.info/


Go to TOP