Nis takimi bilateral mes Kurtit dhe ministrit të Tregtisë së Turqisë

Ka nisur takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit të Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat.

Menjëherë pas këtij takimi, do të fillojë Forumi Ekonomik midis Turqisë dhe Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Stamboll,Kurti, është pritur nga diaspora atje si dhe ka takuar afaristë shqiptarë nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi,

Në ditëlindjen e shkrimtarit shqiptar Sami Frashërit, Kurti ka vendosur lule pranë varrit të tij në Stamboll.

Shefi i qeverisë kosovare në Turqi është takuar edhe me presidentin Recep Tayyip Erdogan, ku në takim, bashkë me Kurtin ishin edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi.

Atje, Kurti është pritur edhe nga kryediplomati turk, Hakan Fidan.

Go to TOP