Hapet parku i ri në Drenoc të Prishtinës
Parku i ri në Drenoc të Prishtinës nga sot është i disponueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ky park përmban shtigje për ecje zona të ndryshme për piknik, mobilarë për pushim, kënd lojërash për fëmijë dhe hapësira fitnesi për aktivitete të ndryshme.
Komuna e Prishtinës po ashtu njofton se ky park ka zona të gjelbra dhe mbjellje me drunj dekorativ dhe frutorë, të cilët do të krijojnë biodiversitet në këtë pjesë të kryeqytetit.
