Asociacioni, PSD: Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se letra e Donika Gërvallës dërguar Byrosë së Këshillin e Evropës është letër zyrtare dhe duhet trajtuar seriozisht.
Në reagimin e tyre thuhet se kryeministrit Albin Kurti nuk duhet besuar,kjo duke e pasë fjalën për zotimin Qeverisë për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
“Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga VV me 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike”.
“Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s’kalohet, për t’u kaluar si një lëvizje e vogël taktike. Kjo tregon për llojet e marrëdhënieve që kultivon Kurti”.
“Me këdo, qoftë qytetarë ose ndërkombëtar, Kurtit kurrë nuk i besohet. Fjala është taktikë lufte. Kështu, e vetmja marrëdhënie me të është ajo instrumentale. Kjo në fakt nuk është marrëdhënie, është mohim i tjetrit”, thanë nga PSD.
