Gërvalla takon ministrin finlandez, e falënderon për mbështetje në KiE

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ta takuar ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës, Anders Adlercreutz nga i cili ka kërkuar që shteti i tij ta mbështes Kosovën për anëtarësim në KiE.

Gërvalla ka thënë se Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që u konfirmua me 82% të votave nga Asambleja Parlamentare e KiE.

Ky takim me ministrin Adlercreutz u zhvillua në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE, pra të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë. 

Në takim u diskutua edhe për sukseset e jashtëzakonshme të Kosovës në ngritjen e standardeve të demokracisë dhe shtetit ligjor, përparimin në ekonomi dhe perspektivën euroatlanktike të Kosovës, njofton MPJD. 

Duke vlerësuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe atyre të komuniteteve jo shumicë, ministrja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës. /Kosova.info/

Go to TOP