Stano: Kosova nuk ka pasur përparim për anëtarësim në BE

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe mbetet një nga obligimet kryesore të Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe një përcaktues kyç i progresit të Kosovës në rrugën e saj për t’iu afruar BE-së, siç thuhet vazhdimisht në vendimet dhe qëndrimet e nivelit të lartë të BE-së.

Këtë deklaratë, ai e bëri për Kosova.info lidhur me kërkesën e vendit për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.

“Në BE nuk kemi anëtarësim në Këshillin Evropian. Këshilli Evropian përbëhet nga kryeministra dhe presidentë të shteteve anëtare të BE-së. Nuk mund të bëhet anëtar i Këshillit Evropian pa qenë anëtar i Bashkimit Evropian. Edhe pse Kosova ka dorëzuar një kërkesë për anëtarësim në BE, që atëherë nuk ka pasur përparim në të dhe kjo çështje nuk është në agjendën e ditës”, tha ai. /Kosova.info/

Go to TOP