Nënkoloneli Palkowitsch merr detyrën, Rohde: Testament i fortë i bashkëpunimit me Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se krijimi i pozitës së zëvendësatasheut në këtë ambasadë, është shenjë e bashkëpunimit me Kosovën.

Ai këtë e ka thënë pasi Oliver Palkowitsch ka marrë këtë pozitë.

“Krijimi i pozitës së tij është testament i fortë i rritjes së vazhdueshme të partneritetit tonë”, ka shkruar Rohde.

Rohde ndër të tjera ka thënë se emërimi i Palkowitsch është shenjë e bashkëpunimit të shkëlqyer për sigurinë.

Në ceremoninë e pranimit të detyrës nga gjermani, i pranishëm ka qenë edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Go to TOP