Aksident mes dy veturave në Prekaz, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në Prekaz të Skenderajt.

Këtë për RTKlive e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në këtë aksident dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Aksident trafiku me lëndime. Rreth orës 17:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në fshatin Prekaz të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy  persona”, ka thënë Zahiti për RTKlive.

Go to TOP