Haxhiu viziton për Bajram, familjen e heroit Afrim Bunjaku

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me rastin e festës së Fitër Bajramit, e ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku.

Haxhiu në “Facebook” e ka publikuar një fotografi me familjarët e policit të ndjerë. “Për Bajram në familjen e heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Haxhiu.

Heroi Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë në sulmin terrorist që u krye ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë. /Kosova.info/

Go to TOP