Kurti: Kosova përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencën dhe takimin e liderëve të organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES) në Bukuresht.

Kurti ka thënë se ishte kënaqësi të merrte pjesë në konferencën me temën “Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë!”.

“Kosova është një përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Kryeministri udhëtoi dje për në Rumani, teksa kjo konferencë është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti. /Kosova.info/

Go to TOP