Tërmeti i sotëm në Nju Jork ishte më i fuqishmi në 240 vjet
Tërmeti i rrallë 4.8 shkallësh që goditi veriun e Nju Xhersit të premten ishte tërmeti i tretë më i fortë që goditi shtetin, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve.
Tërmeti i mëngjesit të së premtes ishte gjithashtu më i forti që nga viti 1783, shkruan CNN.
Dy tërmete me magnitudë 5.1 janë të vetmet tërmete më të forta në Nju Xhersi – ai i vitit 1755 dhe tjetri i vitit1783.
Të dy tërmetet ndodhën përpara se Nju Xhersi të bëhej shtet në dhjetor të viti 1787.
Tërmetet në Nju Xhersi dhe në rajon janë të rrallë. Ka pasur vetëm 24 tërmete në Nju Xhersi që nga viti 1700.
