Gjobitet shoferi që e kishte parkuar veturën në vendin e ndaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjobitjen e qytetarit, i cili e kishte parkuar veturën në një pjesë të gjelbëruar në Gjakovë.

Fotografitë e parkimit janë shpërndarë sot në rrjete sociale, teksa rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” te sheshi “Tom Lantosh”.

“Stacioni Policor në Gjakovë ka identifikuar ngasësin e veturës dhe ka ndërmarrë masa ligjore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, me ç’rast i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 100 euro”, njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka apeluar te qytetarët për respektim të rregullave të komunikacionit rrugor. /Kosova.info/

Go to TOP