Llapi fiton dhe merr kreun e tabelës

Llapi dhe Feronikeli kanë realizuar fitore në Javën e njëzet e shtatë të Superligës. 

Derisa skuadra nga Podujeva ka fituar nga Liria, skuadra e drejtuar nga Shefki Kuqi ka triumfuar kundër Fushë-Kosovës. 

Në “Zahir Pajaziti” Llapi ka fituar me rezultat 3-0. 

Bekteshi (8′), Maliqi (17′) dhe Hyseni (66′) kanë shënuar për skuadrën podujevase. 

Feronikeli ka fituar me rezultat të ngushtë. 

Skuadrës nga Drenasi i ka mjaftuar goli i Cervadikut në minutën e nëntë për ta mposhtur Fushë Kosovën. 

Ndeshja tjetër mes Gjilanit dhe Dukagjinit është mbyllur baras 1-1. 

Në Gjilan, vendasit kanë kaluar në epërsi me golin e Elton Cale në minutën e pesëmbëdhjetë, ndërsa Dukagjini e ka barazuar rezultatin në minutën e pesëdhjetë e katërt me golin e Mërlakut. 

Pas këtyre ndeshjeve, Llapi e merr kreun e tabelës me pesëdhjetë e katër pikë, një më shumë se Ballkani. 

Go to TOP