Arrestohet drejtuesi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave, nga pakujdesia goditi bashkëpunëtorin e tij

Është arrestuar drejtuesi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave, pasi nga pakujdesia goditi bashkëpunëtorin e tij në Prishtinë.

Personi i goditur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

“I dyshuari mashkull kosovar, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë, viktimën mashkull kosovar”.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP