Prishet ashensori në Fushë-Kosovë, lëndohen gjashtë persona

Një incident ka ndodhur sonte në Fushë-Kosovë, ku një ashensor ka pësuar defekt.

Në një kompleks banesorë në Fushë Kosovë janë lënduar gjashtë banorë si pasojë e prishjes se ashensorit.

Personat e lënduar janë duke u trajtuar në QKUK.

Rrethanat që kanë çuar deri në këtë incident mbeten të paqarta, kurse policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.

Go to TOP