Bayern Munich humb nga Dortmund në “Allianz Arena” 

Borussia Dortmund ka shënuar një fitore të madhe ndaj Bayern Munich në një përballje në Javën e 27-të të Bundesligës.

Ndeshja, e cila është zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultat 2-0. 

Ka qenë Adeyemi ai që ka gjetur rrugën drejt rrjetës në minutën e dhjetë dhe Ryerson që ka shënuar në minutën e tetedhjetë e tretë, duke lënë Bayern Munich pa shanse për të rimarrë rezultatin.

Edhe pse Bayern mundi të gjejë rrugën drejt rrjetës në minutën e tetedhjetë e nëntë përmes Kane, VAR i ka anuluar golin. 

Në tabelën e Bundesligës Bayer Leverkusen vazhdon të udhëheqë, ndërsa Bayern Munich mbetet në pozitën e dytë dhe Borussia Dortmund në vendin e katërt.

Go to TOP