Sejdiu: Arritja e studentëve të fakultetit juridik na bënë krenar të gjithëve

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i është gëzuar arritjes s studentëve të fakultetit juridik për arritjen e rezultateve në garën botërore.

Sejdiu i cili ka qenë ligjërues në fakultetin juridik e quajti këtë arritje shembull të shkëlqyer.

Ai në një postim në profilin e tij në facebook shkruan:

“Lajmi se studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të cilët në një konkurrencë të madhe kanë arritur sukses duke u rradhitur në vendin e tretë, përkatësisht në gjysmëfinale në garën botërore “Ëillem C Vis International Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë, është lajm shumë i gëzueshëm. Ky është një sinjal shumë domethënës që përveç asaj ekipe të shkëlqyeshme të studentëve garues dhe trajnerëve të tyre, na bënë krenarë të gjithëve.

Ju lumtë!”,a shkruar ai.

Go to TOP