Rusia shtrëngon sigurinë pas sulmit në Moskë
Në mbarë Rusinë po zbatohen masa të rrepta të sigurisë pas sulmit terrorist të 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus në Moskë.
Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në këtë shtet që nga rrethimi i shkollës në Beslan më 2004. /rel/



Rusia ka arrestuar të paktën 11 persona në lidhje me sulmin dhe ka ngritur aktakuzë ndaj tetë prej tyre.
Grupi i shpallur terrorist, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.



Masat e shtuara të sigurisë ka të ngjarë që të vazhdojnë të jenë në fuqi pranë zonave ku ka shumë njerëz dhe në aeroportet kombëtare gjatë javëve në vijim.
