Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani kampion të Kosovës në pingpong për Senior

Në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u organizua Kampionati individual i Kosovës për Senior me pjesëmarrjen e rreth 140 pingpongistëve meshkuj e femra.

Të shtunën u organizuan garat në kategorinë individuale në fazën e grupeve për meshkuj dhe femra, e nga 22 grupe tek meshkuj e 4 grupe tek femrat më të mirët ju bashkuan elitës se pingpongistëve, 32 tek meshkujt e 16 tek femrat, në skeletin kryesor për fazën e eliminimeve.

Të shtunën u organizuan edhe garat e çifteve për meshkuj (35 çifte) dhe çifteve për femra (11 çifte) në të cilën kishte shumë ndeshje interesante.

Të dielën garat filluan me çiftet e përziera (23 çifte), për të vazhduar me fazën eliminatore në kategorinë individuale për meshkuj dhe femra.

Gjatë dy ditëve u zhvilluan shumë ndeshje interesante e me plot rivalitet, e më të mirët avancuan tutje. Tek meshkuj në individuale u dalluan dy talentet e rinj Amant Sejdiu dhe Ibrahim Maloku që arritën deri në të 8-ën e finales.

Tek femrat në gjysmëfinalen e parë Shega Hashani fitoi ndaj Leoresa Imerit me 3:0, ndërsa Alma Mehmeti fitoi me 3:1 ndaj Lene Osmanit. Në finale Shega fiton bindshëm me 3:0 ndaj Almes e kështu mbrojti titullin e kampiones për viti e tretë më radhë.

Tek meshkujt në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti arriti të fitoj me 3:2 ndaj Rrahman Ademajt, në një ndeshje dramatike me plotë kthesa e shumë poenë atraktivë që nxitën brohoritje të publikun për të dy pingpongistët. Rrahmani pati një paraqitje shumë të mirë, ai avancoi 2:0 në sete dhe kishte 3 meç poenë në setin e tretë 10:7, por Kreshniku nuk u dorëzua dhe se pari barazoi rezultatin në seta 2:2 e pastaj avancoi me 7:3 në setin e fundit, por Rrahmani përmbysi edhe një herë rezultatin duke arritur edhe 2 meç poenë në setin e pestë 10:8, Kreshniku edhe kësaj radhe nuk u dorëzua, e në fund fitoj setin me 16:14, për të kaluar në finale ku e priste Fatih Karabaxhaku i cili në gjysmëfinalen e dytë fitoj me 3:0 ndaj Yll Dragidellës.

Në finale edhe një herë u takuan Kreshniku dhe Fatihu, kësaj radhe Fatihu ishte më i përkushtuar dhe fitoj ndeshjen me 3:0 pas shumë poenëve atraktivë, e kështu u bë kampion i trefishtë, pasi ai përveç individualeve fitoj titullin e kampionit edhe në çifte meshkuj dhe çifte të përziera.

REZULTATET:

Individuale Meshkuj

1. Fatih Karabaxhaku

2. Kreshnik Mahmuti

3. Rrahman Ademja

3. Yll Dragidella

Individuale Femra

1. Shega Hashani

2. Alman Mehemeti

3. Lenë Osmani

3. Leoresa Imeri

Çifte femra

1. Lenë osmani- Taibe Ruli

2. Edolinda Alimehaj / Shega Hashani

3. Ajola Behluli / Jona Hashani

3. Alma Mehmeti / Leoresa Imeri

Çifte Meshkuj

1. Fatih karabaxhaku / Kreshnik Mahmuti –

2. Ercan Karabacak / Eroll Boshnjaku

3. Akil Mahmuti / Ron Kolloni

3. Adriatik Maloku / Ylli Maloku-                      

Çifte të përziera

1. Fatih Karabaxhaku / Taibe Ruli

2. Kreshnik Mahmuti / Shega Hashani

3. Leart Beqiri / Lenë Osmani

3. Ylli Maloku / Alma Mehmeti 

Aktivitetet e ardhshme:

Në javën e ardhshme është paraparë organizimi i kampionatit individual të Kosovës për U17. /Kosova.info/

Go to TOP