Inter dhe Napoli ndahen baras 

Inter dhe Napoli kanë barazuar në Javën e 29-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar të dielën në Giuseppe Meazza” është mbyllur me rezultat 1-1.  

Inter ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 43-të, kur Darmian ka gjetur rrjetën pas një asistimi nga Bastoni. 

Megjithatë, Napoli nuk është dorëzuar, duke vazhduar përpjekjet për të vendosur baraspeshën. Mundi është shpërblyer në minutën e 81-të, kur goli i Jesus ka barazuar rezultatin. 

Me këtë barazim, Inter vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit në Serie A me 76 pikë, ndërsa rivali i tyre i afërt, Milan, qëndron në vendin e dytë me 62 pikë. Napoli gjendet në vendin e shtatë me 45 pikë.

Go to TOP