Haradinaj në Zvicër: Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur nga bashkatdhetarët në Zvicër.

Në një takim që sot Haradinaj me bashkëpunëtorë ka pasur më bashkatdhetarë në Zvicër, shihet numër i madh pjesëmarrësish të cilët duartrokitje kanë mirëpritur Haradinaj në foltore.

Partia e Ramush Haradinaj këtë pritje e ka cilësuar si madhështore.

“Pritja madhështore për kryetarin Ramush Haradinaj nga bashkatdhetarët në Zvicër”, thuhet në postimin e AAK-së në Facebook.

Haradinaj para pak muajve ka qenë edhe në Gjermani ku është mirëpritur nga bashkatdhetarët atje.

Ndërkohë, vet Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook për pritjen që i është bërë në Zvicër nga bashkatdhetarët.

Ai i ka falënderuar për këtë pritje, duke thënë se “janë bashkë drejt fitoreve të Kosovës”.

“Faleminderit vëllezër e motra bashkatdhetarë, më nderuat shumë me mikpritjen e ngrohtë! Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP