Milan merr pikë të plota kundër Veronës

Milan ka triumfuar ndaj Veronës në ndeshjen e vlefshme për Javën e 29-të të Serie A.

Rezultati i ndeshjes së zhvilluar të dielën në stadiumin “Stadio M. A. Bentegodi” ka qenë 1-3.

Skuadra e Milanit ka filluar serinë e golave në minutën e 44-të me Theo Hernandez, ndërsa Pulisic e ka vazhduar atë në minutën e 50-të. Ka qenë Chukwueze ai që e ka vulosur fitoren me golin e tretë në minutën e 79-të.

Edhe pse Verona ka arritur të shënojë një gol falë Noslin në minutën e 64-të, megjithatë nuk ka arritur të bëjë më shumë. 

Aktualisht Milan gjendet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit të kryesuar nga Inter, kurse Verona në vendin e pesëmbëdhjetë, vetëm dy pikë mbi zonën e rënies, duke qenë pretendent për të rënë në Serie B.

Go to TOP