Prishtina konsideron se u dëmtua gjatë ndeshjes me Fushë – Kosovën

Për Prishtinën ka raste kur në fushat e futbollit kosovar personat për ndarjen e drejtësisë nuk e bëjnë atë. 

Skuadra “bardhekaltër” ka barazuar pa gola me Fushë – Kosovën të dielën në Javën e njëzet e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll. 

Mirëpo skuadra e kryeqytetit është ankuar se është dëmtuar nga gjyqtarët. 

“Skuadra nisi tejet dobët ndeshjen, kësaj i parapriu lëndimi në nxemje i mbrojtësit Useini çka si qendërmbrojtës u deshtë të luante kapiteni Pefqeli, pastaj lëndimi i Mujës (23’) dhe në fund kartoni i kuq i portierit Nika (32’). Skuadra ndryshoi karakter në pjesën e dytë, me një futbollist më pak luajti shumë më mirë se në pjesëlojën e parë dhe se kundërshtari me një futbollist më tepër, rrezikoi e krijoi më shumë, por veç fatit, aty janë edhe kujdestarët e përhershëm, gjyqtarët, që do të duhej të ndanin drejtësi e vetëm drejtësi nuk ndajnë”, ka shkruar Prishtina në një reagim. “Në minutën e 89-të futbollisti vendas Kastrati hap krahun e luan me dorë, nuk sinjalizon gjyqtari kryesor Ilir Mehmeti, ndërsa, sërish “flenë” VAR-i me gjyqtarin Visar Kastrati”. 

Ballkani vazhdon ta kryesojë tabelën me pesëdhjetë e dy pikë, një më shumë se sa Llapi që gjendet në vendin e dytë. 

Go to TOP