Aksident në Itali, humbin jetën dy shqiptarë, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Itali, dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur, dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.

Sipas mediave italiane, makina e cila drejtohej nga një shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës dhe është përmbysur.

Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë. I lënduari gjatë rrokullisjes së mjetit, ka dalë jashtë tij, duke u shpëtuar flakëve.

Po ashtu raportohet se kjo makinë ishte e vjedhur, por ende nuk ka më shumë detaje në lidhje me këtë çështje.

Go to TOP