Militanti i LVV-së sulmon asamblistin e LDK-së në komunë

Asamblisti i LDK-së në komunën e Prishtinës, Amir Simnica, është sulmuar nga një militant i LVV-së në ambientet e hapësirës komunale.

Ai në një postim njoftoi se, duke ushtruar pozicionin tim zyrtar, këshilltar në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, ka qenë cak i një sulmi i ndodhur në sallën e Kuvendit të Kryeqytetit nga një militant i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili në ambientet e kuvendit kishte hyrë aty pa autorizim.

“Rastin e kam denoncuar në organet e rendit.

Të mjerë, asnje sulm, çfardo qoftë nuk më ka ndalë, e as nuk do të më ndalë nga përcaktimi im për përfaqësim dinjitoz të interesave të qytetarëve të Prishtinës!

Faleminderit për kujdesin dhe interesimin e secilit prej jush!

Ne jemi ketu” ka thënë ai. /Kosova.info/

Go to TOP