Deputetët e VV-së lëshuan sallën, PSD: Pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim

Partia Social Demokrate ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sot e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës pasi në rend dite për diskutim ishin kontratat njëburimore.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se 60 deputetët e LVV-së asnjë nuk guxon të flasë për asgjë.

“Pushteti “antikorrupsion” e paska lëshuar seancën në momentin kur po flitet për tenderat njëburimore që kanë mbërritur shifrën e qindra milionave”.

“Pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim. Ato ikin e komunikojnë veç me propagandë videosh në Facebook e TikTok. 60 deputetë e asnjë nuk guxon me e çelë gojën për asgjë”, thuhet në njoftim.

Go to TOP