Kontingjenti i FSK-së merr pjesë në stërvitjen ushtarake në Belize

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marr pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake e cila do të realizohet në Belize.

Kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Stërvitja u realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar vendin tonë dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim.

Go to TOP