Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e 25-të të Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.
Shtatë civilë të pafajshëm, nga mosha 5 deri në 65 vjeç u vranë mizorisht nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal të Millosheviqit.
Në këtë akt makabër, u plagosën 128 persona në mesin e të cilëve fëmijë, gra, pleq e të rinj.
“Kjo masakër është një nga dëshmitë më autentike të brutalitetit të një regjimi kriminal, i cili synonte shfarosjen e shqiptarëve. Sot, nderojmë kujtimin për të vrarët e asaj dite, ndërkohë që angazhimi ynë për vendosjen e drejtësisë mbetet i vazhdueshëm”, tha Osmani.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë!”, theksoi ajo.
