Trauma pas vdekjes së djalit dhe rruga drejt shërimit

Miliona njerëz në botë përballen me stresin post-traumatik, që është një gjendje që zakonisht shfaqet te njerëzit që përjetojnë ose kanë qenë dëshmitarë të një ngjarjeje traumatike.

Në këtë episod të podkastit Libertas ku trajtojmë rëndësinë e shëndetit mendor, Vesa Haxhikadriu, rrëfen momentet kur gjendja e saj mentale u keqësua si pasojë e vdekjes së djalit të saj, Yllit.

Ndërsa psikologu klinik, Visar Sadiku, flet për simptomat, pasojat dhe trajtimin e stresit post-traumatik.

Go to TOP