Kosova U16 fiton turneun “UEFA Development U16” në Tiranë

Kombëtarja U16 e Kosovës ka dalur kampion i turneunt “UEFA Development U16”. 

Skuadra kosovare në finale ka arritur fitore bindëse kundër Kombëtares së Belizës me rezultat 3:0.

Eduart Sekiraqa ka hapur serinë e golave për Kosovën në minutën e 3-të, ndërsa Leka Podvorica ka shtuar epërsinë në 2:0 në minutën e 45-të. Gol i tretë është shënuar nga Omer Shala në minutën e 55-të.

Kjo ka qenë edhe fitorja e tretë radhazi e Kosovës në turneun e organizuar në Tiranë.

Në ndeshjet paraprake, Kosova ka triumfuar ndaj San Marinoa dhe Shqipërisë.

Go to TOP