Prishtinë: Një grua raporton se një burrë ka tentuar të futet me forcë në banesën e saj
Një grua në Prishtinë ka raportuar se një burrë ka tentuar të futet me forcë në banesën e saj.
Ajo gjithashtu ka thënë se i njëjti e ka shqetësuar përmes thirrjeve telefonike dhe mesazheve.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuri është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me forcë të futet në banesën e saj si dhe e kishte shqetësuar përmes thirrjeve dhe sms-ve telefonike. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
