Triumfi mbi ankthin; simptomat, zgjidhjet dhe rrugëtimi drejt ‘çlirimit’

Ankthi, i karakterizuar nga shqetësimi i vazhdueshëm, brenga dhe frika, prek miliona njerëz në mbarë botën, duke ndikuar negativisht në jetën e përditshme dhe mirëqenien e përgjithshme.

Të dhënat në Kosovë tregojnë për numër të madh të atyre që vuajnë nga ankthi, por hezitojnë të trajtohen për shkak të stigmatizimit.

Në sezonin e ri të podkastit Libertas flasim për shëndetin mendor. Episodin e parë ia kemi kushtuar pikërisht ankthit.

Me psikologun klinik, Visar Sadiku, analizojmë simptomat e ankthit dhe flasim për zgjidhjet efektive që ofron trajtimi.

Ai jep informata të vlefshme për të kuptuar, menaxhuar dhe kapërcyer ankthin.

Go to TOP