Ngjarjet e datës 16 shkurt
Ngjarjet e datës 16 shkurt 2024
Oda e Mjekëve të Kosovës shënon Ditën Përkujtimore të Profesionistëve Shëndetësorë. (Para hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 09:30)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023. (Kabineti i ministrit Çeku, ora 10:00)
Komisionit i Pavarur për Media raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton planin vjetor të performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2024 dhe të planit vjetor të performancës të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, viziton familjen Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 11:30)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hap ekspozitën “VDES KUR DUA VET”- kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton draft planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takon delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Estonisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00).
AAK dhe Nisma zyrtarizojnë marrëveshjen politike me partnerin e ri që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. (Selia e AAK-së, ora 15:00)
