Meriton Mjekiqi dhe Majk sjellin këngën e re “Ku je”

Meriton Mjekiqi ka lansuar këngën e dytë nga albumi i tij i ri.

Banori i Big Brother VIP Albania 3 këtë herë solli një bashkëpunim me reperin Majk.

“Ku je” titullohet ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe me videoklip.

Këtë duet zgjodhi ta publikojë pikërisht për Ditën e të Dashuruarve (14 shkurt).

Kjo është e dyta këngë nga albumi, pasi të parën “Firmato” e lansoi në duet me Bardhin.

Të dy po vazhdojnë qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ata po pëlqehen nga publiku dhe janë protagonistë kryesorë në çdo debat.

Go to TOP