Real Madrid merr fitore me rezultat minimal ndaj Leipzig

Real Madrid do të ketë avantazh në “Santiago Bernabéu”, për ndeshjen e dytë kundër Leipzig në raundin e 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë në “Red Bull Arena Leipzig”, ekipi spanjoll ka arritur të sigurojë një fitore minimale me rezultatin 0-1.

Goditja e vendimtare nga Brahim Díaz në minutën e 48-të i dha Real Madridit avantazhin e fitores.

Tani, përballja kthehet në fushën spanjolle, ku skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti do të përpiqet të përfundojë punën dhe të sigurojnë një vend në fazën e ardhshme të garës. 

Go to TOP