KEDS detyron qytetarin të paguajë për shtyllën e rrëzuar? 

Dy ditë pasi Kiks Kosova dërgoi pyetje lidhur me shtyllën e rrëzuar në rrugën për Gjilan, e cila nuk po rregullohej për muaj me radhë, KEDS-i doli në terren dhe e rregulloi atë.

Kiks-i u nis sërish për në vendin e ngjarjes.

Skender Gashi, i cili ishte ankuar se po i rrezikohej jeta nga ajo shtyllë, rrëfeu se ishte i kënaqur me rregullimin e asaj shtylle.

Mirëpo, sipas tij, ende nuk është e qartë se kush do të paguajë lidhur me këtë rregullim që u bë.

Për Kiksin, Skender Gashi tutje shtoi edhe disa ankesa lidhur me disa shtylla të tjera të cilat nuk gjenden në formën e tyre më të mirë. 

Go to TOP