Dortmund fiton bindshëm kundër Freiburg

Borussia Dortmund ka nisur me fitore në hapjen e javës së 21-të të Bundesligës, duke triumfuar thellë kundër Freiburg me rezultatin 3:0.

Dortmundi ka dominuar në fushë, duke kontrolluar ndeshjen dhe duke treguar se nuk është dorëzuar në garën për vend në krye të tabelës. 

Golat e shënuar për Dortmund kiishin për autorë futbollistët Malen në minutat 16′ dhe 45+7′, si dhe Fullkrug në minutën 87′. 

Pas kësaj fitore, Dortmund zë vendin e katërt në tabelën e Bundesligës me 40 pikë, ndërsa Freiburgu renditet në vend të shtatë me 28 pikë.

Go to TOP