Zvicra dhe Serbia në një grup në Ligën e Kombeve

Zvicra ku luajnë disa futbollistë me rrënjë shqiptare dhe Serbia do të përballen sërish në fushën e futbollit.

Të enjten në Paris është hedhur shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. 

Pos Zvicrës e Serbisë, në grupin 4 të Ligës A janë edhe Danimarka e Spanja. 

Ndërsa në Grupin 1 gjenden Kroacia, Portugalia, Polonia e Skocia;

në Grupin 2 janë Italia, Belgjika, Franca e Izraeli si dhe

në Grupin 3 bëjnë pjesë Holanda, Hungaria, Gjermania dhe Bosnjë e Hercegovina. 

Go to TOP