Shqipëria në grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë

Në kryeqytetin e Francës, Paris, po hidhet shorti për edicionin e katërt të Nations League.

Pjesë e shortit është edhe Shqipëria, me kuqezinjtë që bëjnë pjesën në vazon e tretë të Ligës B, së bashku me Slloveninë dhe Irlandën dhe Malin e Zi.

Goglat i dërguan kuqezinjtë në Grupin 1, aty ku kuqezinjtë do të përballen sërish me Republikën e Çekisë, një kundërshtar që e njohim mirë pas dy ndeshjeve në kualifikueset e Euro 2024. Ndërkohë, pjesë e këtij grupi janë edhe Ukraina me Gjeorgjinë.

Liga B:

Grupi 1

Çeki

Ukrainë

Shqipëri

Gjeorgji

Sakaq, në Ligën C gjendet Kosova me Dardanët që mund të konsiderohen me fat. Shorti iu rezervoi sërish një përballje me Rumaninë pas sfidave për kualifikueset e Euro 2024, ndërsa pjesë e Grupit të dytë janë edhe Qipro e njëra mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

Liga C:

Grupi 2

Rumani

Kosovë

Qipro

Lituani/ Gjibraltar

Go to TOP