Bislimi i dërgon letër Lajçakut, bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Zëvendëskryeministri, njëherit, kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, i ka dorëzuar një letër përfaqësuesit të BE-së në negociata, Miroslav Lajçakut.
Bislimi ka njoftuar në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”, se i ka rënditur Lajçakut, përpjekjet të cilat thotë se i ka bërë Kosova ndaj kërkesave të tyre për heqjen e masave.
“Një largim i menjëhershëm do të na ndihmonte të mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, të krijonim mjedisin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Bislimi.
